×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Reagon Rama pas shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës

    Insajderi
    27 June 2023 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reagaur pas shkarkimit të Fehmi Kupinës nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

    Rama tha se u kthye vullneti i qytetarëve ndërsa shtoi se një akt i tillë ishte i domosdoshëm “si mesazh për të gjithë ata që interesat personale i vendosin para interesave të përgjithshme të qytetarëve të Prishtinës.”, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

    Tutje ai përgëzoi asambleistët të cilët siç tha ai, “rikonfirmuan shumicën demokratike qeverisëse, të cilët me votë të lirë anuluan vendimet e seancës së kundërligjshme të 8 qershorit.”

    Sot, Kuvendi komunal i Prishtinës, me 27 vota pro, shkarkoi kryesuesin e Kuvendit komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina pasi i njëjti dha dorëheqje nga LDK-ja

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark