×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon sekretari i NATO-s pas trazirave në veri të Kosovës

    Insajderi
    30 September 2023 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se Aleanca Veri-Atlantike ka miratuar forcat shtesë paqeruajtëse në Kosovë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.

    “U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë situatën”, ka deklaruar Stoltenberg, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.

    “Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e mundësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”.

    “Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, potencoi tutje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark