×
Show / Fashion

Reaksioni alergjik te fëmijët kërkon intervenim të shpejtë

Insajderi
04 July 2019 - 21:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prindërit patjetër duhet menjëherë t’i çojnë te mjeku, sepse fëmijës i kërcënohet rreziku

Prindërve të rinj nuk u është aspak e lehtë të identifikojnë simptomat e alergjisë te fëmijët, aq më parë në vitet e para të jetës, andaj reaksionet alergjike janë shumë të rrezikshme, transmeton Telegrafi.

Artikujt ndaj të cilëve fëmijët më së shpeshti janë alergjikë janë të bardhët e vezëve, qumështi i dhisë, frutat arrore, mjalti, pemët me kokrra, peshku, frutat e detit etj.

Meqenëse shumica e sëmundjeve mund të kenë simptoma të ngjashme si alergjitë, është me rëndësi për prindërit të dinë të dallojnë simptomat kryesore.

Simptomat e alergjisë janë probleme me lëkurën (të kruarit, puçrrat, ënjtja), problemet me frymëmarrjen (teshtitja, fishkëllima në mushkëri, dhembja e fytit), me stomakun (krupa, vjellja, diarreja), me qarkullimin e gjakut (lëkurë e zbehtë, marramendja, të fikëtit).

Reaksioni më serioz është shoku anafilaktik, i cili mund të çojë edhe deri te vdekja.

– Nëse prindërit vërejnë cilindo qoftë nga këto reaksione ndaj ushqimit, duhet menjëherë të heqin artikullin e dyshimtë dhe eventualisht të kërkojnë ndihmën e pediatrit.

Me heqjen e artikullit ndaj të cilit fëmija është alergjik, në afat prej 3 deri në 5 ditë vështirësitë kryesisht tërhiqen.

Alergjitë ndaj disa artikujve mund të jenë të karakterit kalimtar, si për shembull alergjia ndaj proteinave të qumështit të lopës, e cila kalon deri në moshën 2 apo 3 vjeç, derisa alergjia ndaj peshkut dhe frutave të detit kryesisht është e përjetshme.

Reaksionet alergjike ndaj ushqimit kryesisht nuk janë të rrezikshme për jetën, kështu që nuk kërkojnë intervenim të shpejtë.

Për t’u paraprirë reaksioneve alergjike ndaj artikujve ushqimorë, prindërit duhet t’u përmbahen këshillave të pediatërve që kanë të bëjnë me ushqimin e foshnjave në vitin e parë të jetës.

Është shumë me rëndësi që ushqimi joqumështor të përfshihet në ushqim, pasi t’i mbush fëmija 4 muaj.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark