Real Madridi ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Shakhtar Donetsk me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja nisi në sulm për të dyja skuadrat që kishin nga një rast të mirë.
Fillimisht rrezikoi Luka Modric në minutën e 5-të, ndërsa Alan Patrick pas pesë minutash kishte rast për mysafirët, por gola nuk kishte.
Mbretërit e gjetën golin në minutën e 14-të, kur Karim Benzema ishte i saktë për të gjetur rrjetën për 1-0.
Të dy skuadrat kishin nga një rast, para se të vinte një gol tjetër në këtë ndeshje.
Alan Patrick bën një punë të mirë dhe pason te Fernando i cili mposht Thibaut Courtoisin për 1-1.
I njëjti lojtar ka mundur t’i dërgojë në pushim ukrainasit me epërsi por goditja e tij në minutën e 45-të u prit nga portieri Coutois.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për Real Madridin, që riktheu sërish epërsinë.
Kush tjetër përveç Benzema, i cili e ktheu në gol një pasim të bukur të Vinicius Junior për 2-1 në minutën e 61-të.
Edhe pas goli të tretë në ndeshje të dy skuadrat kishin raste, por pa arritur cakun.
Në fund Real Madridi iu gëzua fitorës së tretë në grupe dhe më 9 pikë është lider, ndërsa Shakhtari mbetet me 1 pikë.