Atletico Madrid ka triumfuar në derbi kundër Real Madrid me rezultatin minimal 1-0. Djemtë e drejtuar nga Diego Simeone i janë falur një penalltie, që u kthye në gol nga Carrasco në fundin e pjesës së parë dhe tani janë shumë pranë kualifikimit në Champions League.
Atletico e shfrytëzoi faktin që kampionët e Spanjës kishin bërë rotacion, duke aktivizuar disa nga rezervat. Ata patën disa mundësi në minutat e para, me Angel Correa dhe Carrasco, si dhe me Matheus Cunha.
Me VAR vendasit fituan një penallti dhe Carrasco e çoi skuadrën e tij në pushim në epërsi. Para se të binte bilbili Kroos dhe Joviq tentuan të shënojnë golin e barazimit, por pa sukses.
Pjesa e dytë nisi me një tentativë të Griezmann, i cili nuk shënoi dot. Reali provoi me Casemiro, si dhe me Valaverde. Atletico u mundua të realizonte edhe golin e dytë dhe flirtoi me Carrasco e Koke. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave.