×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi ka përgatitur një ofertë marramendëse për yllin më të madh të Leverkusenit

    Insajderi
    02 April 2024 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayer Leverkusen, me të gjitha llogaritë, do të fitojë titullin kampion gjerman për herë të parë në histori, por në të njëjtën kohë ata do të gjenden në një problem të madh – si të mbajnë lojtarët më të mirë.

    20-vjeçari Florian Wirtz është ylli më i madh i skuadrës dhe është emër që i intereson shumë gjigantëve evropianë, përfshirë Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Bayernin.

    Por, sipas mediumit Fichajes, Real Madridi ka bërë një hap konkret dhe do të bëjë gjithçka për ta sjellë në radhët e tyre talentin e madh gjerman.

    Presidenti i Realit, Florentino Perez, tashmë ka kontaktuar drejtuesit e Leverkusenit dhe i ka thënë se do të paguajnë shifrën e lartë për Wirtz.

    Mirëpo, nuk do ta sjellin këtë verë, por në vijim, dhe arsyeja është sigurisht Fair Play Financiar, sepse Kylian Mbappe do të mbërrijë në Madrid më 1 korrik.

    Një përfundim i tillë i situatës i shkon për shtat edhe Leverkusenit, i cili dëshiron të sulmojë Ligën e Kampionëve me Wirtz dhe ta mbrojë titullin në Bundesliga sezonin e ardhshëm. Kështu që është shumë realiste që dy klubet të arrijnë një marrëveshje së shpejti.

    “Real po përgatit një ofertë XXL për Florian Wirtz në vitin 2025. Çmimi mund të jetë 100 milionë euro marramendëse”, thuhet në raportin e Fichajes.

    Këtë sezon, Wirtz ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 17 herë në 37 ndeshje në të gjitha garat deri tani. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark