×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi po e mendon rikthimin e Varanes

    Insajderi
    21 December 2023 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtësi austriak i Real Madridit, David Alaba, i ka thënë lamtumirë sezonit pasi konfirmoi se vuan nga një këputje e ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë.

    Synimi i madrilenëve, siç ka raportuar Arancha Rodríguez në Deportes COPE, është të përforcojë mbrojtjen por me një huazim deri në fund të sezonit dhe që do të jetë me kosto zero.

    Ata nuk po konsiderojnë një shpenzim të madh.

    Një përforcim i mundshëm mund të jetë ish-futbollisti i “Los Blancos”, Raphael Varane.

    Francezi aktualisht luan për Manchester United, por vështirë se ka ndonjë mundësi në ekipin anglez.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark