×
Receta

Receta e Cekës: Petë me mish dhe djathë

Insajderi
05 September 2019 - 13:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qepët e grira imët fërgohen në vaj gjersa të zbuten. Shtohen mishi i bluar, pak vegetë, piper dhe majdanozi i grirë imët. Veçan troshitet djathi i cili përzihet me 4 vezë dhe 200 gr ajkë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet një petë, pastaj radhiten petët e tjera të rrudhura e mbi to hidhet nga masa e djathit dhe vezëve. Mbi petën tjetër të rrudhur hidhet mishi i fërguar me qepë. Kështu veprohet gjersa të harxhohen petët, djathi dhe mishi.

Mbi shtrohet një petë e rrafshuar dhe lyhet me yndyrë. Piqet në furrë me temperaturë mesatare për një orë. Largohet nga furra, mbi i hidhet ajka e mbetur e tundur me një vezë dhe piper. Futet prapë në furrë për t’u pjekur edhe 10 minuta. Shërbehet e nxehtë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark