Niveli i lartë i kolesterolit renditet si problemi më i zakonshëm shëndetësor, dhe i prekë të gjithë njerëzit, e veçanërisht amerikanët.
Ky problem është shkaktari kryesorë për shumë probleme kardiovaskulare që shkaktojnë sulmet në zemër, pavarësisht moshës apo gjinisë.
Faktorët që e shkaktojnë kolesterolin janë pirja e duhanit, ushqimi i dobët, mungesa e ushtrimeve fizike, mbipesha, diabeti etj., të cilat me pak vullnet mund të kontrollohen.
Sidoqoftë, shkaktarë tjerë janë edhe gjenet, për të cilat nuk keni çfarë të bëni.
Mirëpo, ka shumë ilaçe natyrale të cilat e ulin nivelin e kolesterolit, i pastrojnë arteret dhe njëkohësisht e rregullojnë shtypjen e lartë të gjakut.