×
Show

Recetë: Ëmbëlsirë Rafaello

Insajderi
20 March 2016 - 11:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përbërësit:

2 dcl ujë

450 gr sheqer

1 margarinë

200 gr kokos

400 g qumësht pluhur

100 gr lajthi

Përgatitja:

Uji dhe sheqeri vlohen, më pas i shtohet margarina dhe përzihet deri sa të shkrihet margarina.

E largojmë enën nga zjarri dhe i shtojmë kokosin dhe qumështin pluhur. I përziejmë mirë dhe i lëmë tërë natën në frigorifer.

Të nesërmen marrim masën e përgatitur dhe formojmë topthat të cilëve në mes ia shtojmë nga një lajthi dhe i rrotullojmë në kokos.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark