×
  • Lajme
  • Lajme

    “Recidivist, i alkoolizuar”- Caktohet masa e paraburgimit ndaj shoferit që shkeli dy fëmijë në Pejë

    Insajderi
    08 April 2024 - 19:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj ngasësit të veturës që përplasi rëndë dy fëmijët të dielën në Pejë, shkruan Insajderi.

    Gjatë ditës Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

    “Është dorëzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. I njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe është recidivist i disa veprave penale”, kishte konfirmuar Nikçi.

    Njëri nga të miturit e aksidentuar po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse tjetri në Spitalin e Pejës.

    Insajderi ka raportuar gjatë ditës lidhur me rastin.

    Detaje ekskluzive – Insajderi sjell në kronikën e realizuar nga gazetarja, Donjeta Islami.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark