×
  • Sport
  • Sport

    Red Bull dominon në Çmimin e madh të Bahrein, triumfon Verstappen

    Insajderi
    05 March 2023 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çmimi i Madh i Bahrejnit ka ngritur pasditen e së dielës siparin e sezonit të ri të Formula 1, i cili startoi me një dominim nga Max Verstappen dhe Red Bull.

    Holandezi konfirmoi dhe një herë që është ai piloti për t’u mundur këtë sezon, duke marrë pikët e plota nga kjo garë.

    Në vend të dytë u ngjit shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, i cili po ashtu dhuroi një garë fantastike. Këtë mbrëmje spektakël dhuroi piloti spanjoll Fernando Alonso duke u ngjitur në podium me Aston Martin.

    Sa i përket Ferrarit, skuadra italiane mund të gëzohet vetëm me vendin e katërt të arritur nga Carlos Sainz, ndërsa Leclerc e mbylli garën me probleme në motor duke mos e çuar deri në fund. Britaniku Luis Hemilton mund të gëzohet me vendin e 5-të në renditje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark