×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reduktimet me energji vazhdojnë deri më 1 shtator

    Insajderi
    26 August 2022 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reduktimet me energji elektrike pritet të vazhdojnë deri më 1 shtator. Kjo pasi rikthimi nga remonti i njësisë B2 të Termostatit Kosova B nuk do të ndodh para datës 1 shtator, ndonëse paralajmërimet ishin që ai nga sot të hyjë në funksion.

    Kështu ka bërë të ditur, zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala.

    “Blloku nuk kthehet sot… Realisht ka pas me u kthye me të parin, pastaj kanë thënë ‘po mundemi me kthye më 26’, por nuk janë duke mundur me e kthye. Tek më të parin kthehet”, theksoi ai.

    Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike nga data 15 gusht.

    Ndërkaq Qeveria e Kosovës të mërkurën ka ndarë 41 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky është zotim i qeverisë për të mbështetur qytetarët në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta.

    Është tentuar të merret informacione shtesë nga KEK-u lidhur me njësinë B2 të Termostatit Kosova B, porse nuk kanë kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark