​Referendumi për bashkim kombëtar: Mbi 80 për qind e shqiptarëve në Shqipëri pro, mbi 24 për qind e kosovarëve kundër – Insajderi
×
Fokus 1

​Referendumi për bashkim kombëtar: Mbi 80 për qind e shqiptarëve në Shqipëri pro, mbi 24 për qind e kosovarëve kundër

Insajderi
06 April 2024 - 11:59
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qytetarët në Kosovë dhe në Shqipëri, në shumicë, janë shprehur për Barometrin se do të votonin pro nëse do të mbahej një referendum për Bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Përkatësisht, janë 82,9% e të pyeturve në Shqipëri që do të votonin pro një referendumi të mundshëm, dhe në Kosovë pak më pak, në nivelin e 70,6 % e të pyeturve janë ata që do të votonin pro në një referendum për bashkimin.

Një përqindje shumë e vogël si në Kosovë edhe në Shqipëri është shprehur se do të votonte kundër në një referendum të tillë, përkatësisht 12,7 % e të pyeturve në Shqipëri, dhe 24,2 % në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark