×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Refuzimi për ekstradim të serbit të akuzuar për krime lufte në Kosovë nga ministri malazez – flasin nga Ministria e Drejtësisë

    Insajderi
    14 November 2023 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Drejtësisë në Malin e Zi, Marko Kovaç ka refuzuar kërkesën e Kosovës për ekstradimin e shtetasit serb, Momçilo Vutkoviq, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile. Me këtë vendim të ministrit nuk po pajtohen nga Ministria e Drejtësisë në Kosovë, e udhëhequr nga Albulena Haxhiu.

    Nga ministria në përgjigje për Insajderin konfirmuan që kërkesa për ekstradim ishte bërë përmes një vendimi të lëshuar nga Interpol.

    Ndërkohë, kanë deklaruar se kanë vërejtur qe ministri malazez është “lëshuar në shqyrtim të provave”.  

    Madje theksojnë se këto vendime janë marrë në ditët e fundit të mandatit të tij si ministër.

    Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës e konfirmon se për rastin e Vuksanović, e ka pranuar vendimin përmes Interpolit, ndërsa ende është në pritje të vendimit përmes Ministrisë së Drejtësisë të Malit të Zi”, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.

    Nga ajo çka kemi vërejtur në shikim të parë është se ish ministri i Drejtësisë është lëshuar në shqyrtim të disa provave, të cilat janë nda me autoritetet malazeze gjatë parashtrimit të kërkesës për ekstradim dhe madje i njëjti e konteston vendimin për fillimin e hetimeve të nxjerr nga prokurori ndërkombëtar dhe vendimet e gjyqtarit ndërkombëtar nga ish misioni Evropian për Sundim të Ligjit EULEX”, thuhet në përgjigjje.

    Si rrjedhojë, ministria Haxhiu ka deklaruar se presin reflektim nga Qeveria e re në Malin e Zi.

    “Nga informatat që i kemi, për këtë rast, Prokuroria Speciale (EULEX) në atë kohë kishte siguruar prova edhe nga ICTY dhe nga Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë. Vlen të ceket si ish ministri i ka marr këto vendime në ditët e fundit të mandatit të tij, me të cilat vendime nga deklarimet publike të Qeverisë së re të Malit të Zi, të njëjtit nuk pajtohen dhe presim reflektim nga ana e tyre. Prandaj, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës nuk pajtohet me këtë vendim dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast”.  

    Momçilo Vukotiq 61-vjeçar, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile, u arrestua në Mal të Zi dhe ndodhet në paraburgim.

    Ky nuk është rasti i vetëm ku Kosova kërkon që të dorëzohen shtetasit e Serbisë të akuzuar për krim lufte.

    “Momenti politik, marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës në aspektin e mungesës së bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të gjyqësorit të tyre dhe tensioneve të shtuara, të cilat kulmojnë me diçka që nxjerr në pah dyshimin se bëhet fjalë për përndjekje politike dhe sigurisht që bëhet fjalë për një person të moshuar. Është konstatuar se ekstradimi do të ishte në kundërshtim me nenin 3 të Konventës, dhe baza dhe autoriteti për refuzimin buron nga ligji për ndihmën juridike ndërkombëtare në çështjet penale dhe nga Konventa Evropiane për Ekstradimin”, citohet të ketë thënë Ministria e Drejtësisë atje.

    Policia malazeze arrestoi Vukotiqin, shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile në vitin 1999, në territorin e Pejës. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark