×
  • Lajme
  • Lajme

    Refuzohet kërkesa e Paviçeviq për të vizituar serbët në burgun e Podujevës

    Insajderi
    03 March 2023 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoritetet kosovare kanë refuzuar kërkesën e oficerit ndërlidhës, Dejan Paviçeviq, për të vizituar serbët e arrestuar, Sllagjan Trajkoviq dhe Miljan Axhiq, që gjenden në burgun e Podujevës. Ky refuzim është bërë me pretekstin se statusi i tij është i paqartë.

    Menjëherë pas arrestimit të tyre, Petkoviç nëpërmjet “Përfaqësuesit ligjor të personave të arrestuar” ka kërkuar nga institucionet e Kosovës t’i lejohet të shkoj në vizitë tek ta, për t’u siguruar për kushtet në të cilat ndodhen dhe për respektimin e të drejtave të tyre.

    Por, pas refuzimit e ashtuquajtura “Zyra për Kosovë” në shenjë revolte i është drejtuar me një letër ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke kërkuar me këmbëngulje të qartë që me autoritetin dhe funksionin e tij të mundësojë respektimin e marrëveshjes dhe kërkesën nga Kosova që të lejohet vizita e të arrestuarve nga oficeri ndërlidhës serb.

    “Në këtë mënyrë sipas tyre Kosova ka shkelur edhe një herë marrëveshjet nga Brukseli, por edhe ua ka mohuar në mënyrë flagrante të drejtat të burgosurve serbë Trajkoviq dhe Axhiq. Vizitat e të burgosurve serbë në Kosovë janë në përputhje me kompetencat e Paviqeviqit, të cilat janë të përcaktuara me marrëveshjen për zyrtarë ndërlidhës në Bruksel, dhe fjala është për praktikën që aplikohet me vite”, thuhet në deklaratën e të ashtuquajturës zyrës për Kosovë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark