×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Regjisori Erenik Beqiri fiton çmimin “Best Orizzonti Short” në Festivalin e Filmit në Venedik

    Insajderi
    11 September 2023 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Erenik Beqiri me filmin “A Short Trip” fiton çmimin e filmit më të mirë të shkurtë “Best Orizzonti Short” në festivalin prestigjioz të filmit në Venedik. Me këtë çmim, Beqiri me filmin e tij gjithashtu fituan nominimin e festivalit për garën e filmit të shkurtë në European Film Awards 2023 (EFA).

    Filmi si produksion francez dhe me kastë të aktorëve nga Shqipëria dhe Kosova, ka hapur rrugën edhe për suksese të tjera të shumta.

    Në këtë film luajnë aktorët Luana Bajrami, Tristan Halilaj dhe Arben Bajraktari.

    Erenik Beqiri jeton dhe ka diplomuar në Tiranë, konkretisht në Akademinë e Arteve në Universitetin e Tiranë, ku përveç studimeve themelore, i ka përfunduar edhe ato post-diplomike, gjegjësisht shkallën master i regjisë së filmit.

    Ai me filmat e tij ka marr pjesë në festivale të njohura ndërkombëtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark