×
  • Lajme
  • Insajderi

    Familjarja e Presidentes në krye të UP-së, familjarja e Kryeministrit eksperte e ministrisë – Si ia kthyen shpresën të afërmve të tyre Kurti e Osmani?

    Insajderi
    21 October 2022 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, u shkarkua sot gjatë ditës nga kjo detyrë. Deri tek shkarkimi i tij erdhi pas një mbledhje që u thirr nga Këshilli Drejtues i UP-së.

    Në krye të rektoratit tash si ushtruese detyre do të jetë Luljeta Plakolli-Kasumi, kjo e fundit familjare me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

    Shkarkimi i Naser Sahitit nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës ia lëshoi rrugën një familjareje të presidentes.

    U.D e rektorit, që u caktua sot pas shkarkimit të Sahitit, Luljeta Plakolli-Kosumi dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani, janë kushërira mes vete, shkruan Gazeta Insajderi.

    Luljeta Plakolli Kasumi-prodekane për marrëdhënie ndërkombëtare dhe projekte të studentëve se janë familjare e kishte konfirmuar edhe vetë në një deklaratë për media, pavarësisht se thoshte se janë kushërira të largëta.

    “Familjare nuk jemi, jemi kushërira shumë të largëta që nuk mund ta zhbëjë historinë familjare dhe absolutisht kjo nuk ka ndonjë relevancë se a jam unë familjare apo jo, qoftë e afërt apo e largët e presidentes. Kështu që kjo pyetje, mos u kapni në këtë kahje”.

    “Presidentja e ka profesionin e vet, jetën e vet, zhvillimin e karrierës së vet, unë e kam timen dhe absolut nuk na lidh kurgjo tjetër përveç një lidhje gjaku e largët”, kishte deklaruar ajo.

    Sikur e afërmja e Osmanit, ngjashëm ishite punësuar edhe një familjare e Kurtit.

    Bëhet fjalë për Nermin Pakashticën, motra e gruas së Taulant Kurtit, vëllaut të kryeministrit Albin Kurti, e cila ishte zgjedhur fituese e një konkursi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, të financuar nga Banka Botërore.

    Në mesin e dhjetëra konkurrentëve për një vend pune me pagë të mirë, pikërisht familjarja e Taulant Kurtit ishte përzgjedhur si më e mira.

    Kush është e afërmja e vëllut të Kurtit që u punësua nga MINT?

    Nermin Pakashtica, është motra e gruas së Taulant Kurtit, vëllaut të kryeministrit Albin Kurti, i cili mbanë pozitë menaxheriale në Koroporatën Energjetike të Kosovës. Ajo është pranuar në projektin e Konkurueshmerisë dhe Gatishmërisë për Eksport (CERP), në mesin e konkurentëve të tjerë.

    Projekti CERP, i financuar nga Banka Botërore, implementohet nga Ministria e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, që drejtohet nga Rozeta Hajdari.

    Projekti kap vlerën e 14,3 milionë euro që financohen nga kreditë e buta të Bankës Botërore, shkruan Gazeta Insajderi.

    Qëllimi i Projektit të Konkurueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksportit, siç njofton edhe ministria është që të forcojë kapacitetin e institucioneve të zgjedhura publike në vend, që të kontribuojnë në përmirësimin e eksportit dhe konkurueshmërisë së sektorit privat. 

    Projekti CERP ka për qëllim mbështjen në certifikimin e produkteve për tregjet e eksportit, të forcojë kapacitetin e Bizneseve të orientuara kah eksporti, dhe të përmirësojë Konkurrueshmërin e tyre.

    Lexo edhe:

    Nepotizmi gjatë 1 vit qeverisje të kryeministrit Kurti

    “Familjarët janë për dasma, jo për punësim në ministri”, thoshte dikur Albin Kurti. Ai vazhdimisht zotohej se gjatë qeverisjes së tij nuk do të ketë punësime me nepotizëm vetëm punësime me meritokraci.

    Por nuk zgjati shumë premtimi i tij, pasi e mori pushtetin si kryeministër i vendit. Në një vit qeverisjë emërimet dhe punësimet më të mëdha në institucione e agjenci publike, u bënë me familjarë të zyrtarëve të partisë dhe militantë.  

    Emri i parë që u raportua si i punësuar nga pushteti aktual, duke thyer premtimin e Kurtit se nuk do të ketë punësime me nepotizëm, ishte i xhaxhait të kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca, Rabit Konjufca.

    Konjufca, që ishte edhe kandidat për kryetar të Lipjanit, u emërua këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Këshilltar politik u emërua edhe vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, Sami Uka. Ai u emërua këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Suljota Aliu, motra e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, është punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Gëzim Tosuni, u emërua këshilltar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

    Lebibe Haliti, e cila më herët ishte Udhëheqëse e Sektorit për Çështje Juridike në Inspektratin e Tregut, është emëruar U.D. e Kryeinspektores së Tregut në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Kryeinspektorja e re është motra e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti.

    Shkurte Aliu, motra e deputetit të Vetëvendosjes Luan Aliu, njëra nga të emëruarat në bordin e Teatrit Kombëtarë, shkruan Gazeta Insajderi

    Aliu është aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e vitit 2017 ishte edhe kandidate për deputete nga kjo parti.

    Drilon Zuba, familjari i Sali Zybës, është punësuar si asistent i ministres Rozeta Hajdari.

    Vëllai i nënkryetarit të Vetëvendosjes në Vushtrri, Sylejman Mehollit, Mensur Meholli. Për të njëjtën pozitë, si staf mbështetës nëpër klinikat me Covid-19 figuron dy herë. Ai është punësuar në këtë pozitë në komunën e Vushtrrisë dhe në atë të Mitrovicës.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark