×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Reja reagon për sulmin ndaj shtëpisë së Armand Dukës

    Insajderi
    27 January 2022 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja, së fundmi shprehu solidaritet me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pranë shtëpisë të të cilit, të hënën në mbrëmje u vendos një eksploziv.

    Lidhur me ndërhyrjet e fundit të politikës në futboll, Reja theksoi se politika nuk ka vend në këtë sport.

    “Dua të shpreh solidaritetin tim të plotë për presidentin Duka. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë të shihja një incident të ngjashëm të kësaj natyre, më vjen vërtetë keq për Dukën. Kam dëgjuar rreth disa polemikave në Shqipëri, por mund të them që politika nuk ka vend në futboll. Me Federatën Shqiptare të Futbollit po bëjmë një punë të jashtëzakonshme. Do të ishte mëkat të prishej apo të vihej në diskutim”, u shpreh trajneri Reja për gazetën italiane “Corriere Dello Sport”.

    Lidhur me këtë ngjarje, reagime të shumta pati nga komuniteti i futbollit me drejtues dhe personalitete të njohura të futbollit ndërkombëtar, por edhe nga media prestigjioze ndërkombëtare, që u solidarizuan me ngjarjen shokuese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark