30% është rënia që ka pësuar gjatë kësaj jave monedha digjitale Bitcoin, duke bërë është që të ketë rekordin më negativ të rënies më të madhe që nga prilli i vitit 2013.
Vetëm gjatë ditës së sotme vlera e kësaj kriptovalute pësoi rënie nën 7,910 dollarë, rënie kjo për 12% krahasuar me një ditë më parë.
Megjithatë edhe pse është larg vlerës më të madhe që kishte ndonjëherë prej 19,000 dollarëve në nëntor të 2017-ës, ende është mbi vlerën e parë kur kishte nisur për t’u tregtuar e që ishte 1,000 dollarë.
Kjo rënie vjen pas një numri të incidenteve që kanë ndodhur së fundmi dhe kanë lëkundur besimin në kripovaluta.