×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rektori Qerimi thotë se ka paraparë ndryshime në Statut që prekin aspektin e hulumtimit shkencor

    Insajderi
    22 December 2022 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ka takuar sot profesorët e këtij universiteti me më së shumti citime në platforma ndërkombëtare, me ç’rast shprehu mirënjohje për kontributin e dhënë, duke ndihmuar në ngritjen e nivelit të hulumtimeve shkencore dhe rangimin më të mirë ndërkombëtare të UP-së.

    Ai me këtë rast theksoi se ka paraparë ndryshime në Statut, të cilat afektojnë edhe aspektin e hulumtimit shkencor.

    “Ndër tjerash, është parë si e nevojshme që për profesorët që shquhen për nga numri i madh i citimeve apo impakti në avancimin shkencor të UP-së, të krijohen një sërë lehtësirash, duke iu ofruar përparësi për avancim në thirrje më të lartë akademike, më tepër kohë në dispozicion për hulumtim, përparësi në qasje në fonde kërkimore të universitetit apo institucioneve të tjera,” tha rektori Qerimi.

    Ndërsa, profesorët e pranishëm në këtë takim shprehën gatishmërinë e tyre për të ndihmuar edhe më tepër në rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor në UP.

    Në takim u diskutua edhe rreth projekteve konkrete, të cilat influencojnë kërkimin shkencor, por edhe për rritjen e buxhetit të ndarë për shkencë nga ana e UP-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark