Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti ka akuzuar ministren e arsimit, Arbërie Nagavci për përfshirje në lidhje me tentimin për shkarkimin e Sahitit nga detyra.
Në një studio televizive, Sahiti tha se ai ka tentuar të komunikoj me Nagavcin në lidhje me Selim Bezerajn, anëtar i Këshillit Drejtues të UP’së, pasi ky i fundit akuzohet për plagjiaturë.
Por, Nagavci sipas tij, nuk shprehi asnjë interesim, as nuk ofroi mbështetje për ta adresuar këtë si çështje.
“Reagimi i saj pak më ka befasu, nuk e kam prit, nuk ka shpreh ndonjë interesim, as me dhënë ndonjë ide, por as me ofru ndonjë mbështetje për me adresu si çështje. Nuk e di, shohim si t’ja bëjmë, qikaq kanë qenë përgjigjet e saj”, tha ai.
Rektori tha se ministrja është e përfshirë në tentimin për shkarkimin e tij nga pozita e rektorit të UP’së.
“Ministrja është e përfshirë në krejt këtë zhvillim të ri rreth UP, përndryshe si Qeveri që me disa ministri kemi pas bashkëpunim korrekt”, tha ai.