×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rektori i UP-së e nisë javën me studentin më të dalluar të ekonomikut, bën një selfie me të

    Insajderi
    17 July 2023 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi e ka nisur më ndryshe këtë javë. Nga zyra e tij ai ka publikuar fotografi me studentin më të dalluar të UP-së, Liri Hoxhaj.

    Ai ka njoftuar se Hoxhaj ka pranuar diplomën me notën mesatare 10.00 dhe që studimet do t’i vazhdojë në Angli.

    Njoftimi i plotë:

    Rektori Qerimi e nisi javën me një takim spontan, e të këndshëm. Lir Hoxhaj, student i dalluar i Fakultetit Ekonomik, pranoi diplomën me notë mesatare 10.00, nga Rektori. 👨‍🎓🆙

    Ata shfrytëzuan rastin që të bëjnë edhe një #selfie e të diskutojnë për të ardhmen e Lirit, i cili po bëhet gati që studimet e tij t’i vazhdoj në Angli.

    UPgrading #openUP 🌍

    Liri Hoxhaj është djali i profesoreshës, Remzie Hoxhaj dhe i biri i deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark