×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Renault në shënjestër të sulmeve kibernetike

    Insajderi
    14 May 2017 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prodhuesi francez i automjeteve Renault ishte shënjestër e një sulmi kibernetik, bëhet e ditur nga grupi Renault.

    “Kompania nga e premtja është goditur nga sulmet kibernetike. Janë ngritur veprimet e nevojshme kundër këtyre sulmeve”, deklaruan nga Renault.

    Nuk janë dhënë informacione mbi dëmet e mundshme nga sulmet kibernetike.

    Në sulmin ndërkombëtar kibernetik janë goditur qeveritë dhe organizatat private në SHBA, Australi, Portugali dhe Meksikë.

    Në shënjestër të sulmeve ishin edhe kompanitë e mëdha spanjolle, në radhë të parë kompania kryesore e telefonisë Telefonica, kompania e energjisë elektrike Ibedrola, Gaz Natural dhe grupi bankar BBVA.

    Po ashtu edhe në Britani të Madhe janë regjistruar sulme, prandaj spitalet kanë anuluar një numër të operacioneve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark