×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rënia e kulmit të Komunës së Prishtinës, deputeti i VV-së: Dikush duhet të japë përgjegjësi!

    Insajderi
    18 January 2024 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas rënies së kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës, ku për pasojë është lënduar një vajzë, shkruan Insajderi.

    Bajqinovci ka thënë se “shkaktimi i rrezikut” nuk duhet të përfundojë me deklarata.

    “Është rrëzuar sërish kulmi i ndërtesës së re në Komunën e Prishtinës, duke shkaktuar lëndime një 23-vjeçareje. Ky shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nuk duhet të përfundojë me deklarata”, shkroi ai në Facebook.

    Sipas tij, dikush duhet të japë përgjegjësi për atë se çka ka ndodhur.

    “Krejt çka lexuam është se komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën për renovimin e kulmit.
    Dikush duhet me dhënë përgjegjësi!”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark