×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Rënia e madhe e Bitcoin në 24 orët e fundit

    Insajderi
    03 February 2018 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi 100 miliardë dollarë janë humbjet e “bitcoin” 24 orët e fundit në tregun e kripto valutave.

    Monedha virtuale më famshme në botë ra të premten poshtë kuotës 8 mijë dollarë për të fituar më pas disa pikë, por rënia veten ditën e fundit vlerësohet me 12%, ndërkohë që ajo ka tërhequr nga pas edhe kripto valutat e tjera.

    Majën “bitcoin” e arriti në 16 dhjetor të 2017, duke u vlerësuar me mbi 19 dollarë, që nga ajo ditë rënia ka vazhduar mes oshilacionesh, por javët e fundit ka qenë më e fortë.

    Zhvlerësimi erdhi pasi entet rregullatorë në Shtetet e Bashkuara njoftuan se po hetojnë nëse rritja e “bitcoin” në 2017 ishte spekulim ose jo. Në fillim të janarit agjencia më e madhe e lajmeve në botë “Reuters” në një shkrim të sajin e krahasonte rënien për pasurim të shpejtë përmes kriptom monedhave me skemat piramidale në Shqipëri.

    Paqartësitë për të ardhmen janë të mëdha pas angazhimit të disa shteteve dhe autoriteteve mbikëqyrëse për kontrolle më të forta mbi platformat që tregtojnë monedha virtuale. Qëllimi kryesor është mbrojtja e qytetarëve nga spekulimet. Pikërisht për këtë arsye edhe “Facebook” ka ndaluar reklamat që kanë të bëjnë me kripto monedhat, përfshirë dhe “bitcoin”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark