×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Reperi qëllohet për vdekje duke xhiruar videoklipin muzikor

    Insajderi
    28 May 2022 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një muzikant i ri premtues është qëlluar për vdekje dje në Uashington, teksa ishte duke xhiruar videon e këngës së tij.

    16 vjeçari Justin Johnson, i cili performon me emrin 23 Rackz, u gjet i vrarë tragjikisht rreth orës 11:30, shkruante rrjeti vendas WTTG-TV.

    Artisti i ri nga Maryland kishte publikuar së fundmi një album muzikor të quajtur “Rookie of the Year” (Fillestari i vitit) që konsiderohej i rrymës DMV rap, i stilit të perkusionit të përdorur tashmë në DC, Maryland e Virginia.

    Pak para se Johnson të vritej ai kishte postuar në Instagram vendndodhjen e tij.

    Policia raportohet se ka ofruar një shpërblim prej $25,000 për informacione që do të çojnë në kapjen e vrasësit të adoleshentit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark