×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Replikat mes Pecit e Hotit – Reagon Behgjet Pacolli ka disa fjalë për ministrin

    Insajderi
    05 June 2023 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në replikat mes deputetit Avdullah Hoti dhe ministrit Faton Peci, është përfshirë edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

    Pacolli ka thënë se Peci e ka quajtur si “njeri që vjen nga Kremlini”.

    Pacolli e ka pyetur Faton Pecin pse këtë akuzë nuk ia ka bërë gjatë vizitës në shtëpinë e tij.

    ”Ministri Peci po e akuzon Prof. Avdullah Hotin se gjoja ai është “analfabet”!!! Dihet botërisht se profesor Avdullah Hoti nuk është analfabet, është i urtë, i arsimuar, me edukatë fisnike“, i ka dalë në mbrotje Pacolli – Hotit.

    ”Ju ministër edhe  mua më keni  sharë duke më quajtur ndër të tjerash  ” njeri  që vjen nga Kremlini”! Sinqerisht nuk di cfare t’u them pos që po shpifni! Pse nuk më thatë  këtë kur isha nikoqir i  juaj në shtëpinë time? Çfarë shije të keqe të lënë shpifjet e juaja, ministër! … por ndoshta kjo korrespondon me edukaten e juaj, 😡”triste”, triste nga një ministër i ri“, ka shkruar Pacolli në Facebook, të hënën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark