×
Insajderi / Ballina 5

Reshjet shtyjnë dy javë fillimin e korrje-shirjeve

Insajderi
09 July 2023 - 23:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Me kushte më të mira atmosferike, korrja e grurit do të duhej të kishte filluar dy javë më parë, por deri më tash, kombajnat vazhdojnë të mbesin në hangarë.

Tashmë jemi në periudhën e korrjes së grurit. Por bujqit ankohen se reshjet e vazhdueshme të shiut kanë ndikuar për dy javë në shtyrjen e korrje-shirjeve.

Pavarësisht kësaj, Valon Vehapi, i cili ka afër 100 hektarë të mbjellë me grurë, thotë se këtë vit pret rendimente të mira.

Edhe bujku tjetër, Gani Dobratiqi, i cili ka 17 hektarë të mbjellë, thotë për RTK se moti ka shtyrë nisjen e korrjes së grurit

Ndërkohë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në 5 ditët e ardhshme, pritet të mbajë mot kryesisht me diell.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark