×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Respektoni autoritetet e pavarura”, Kurti, Quint-it për dinarin

    Insajderi
    27 January 2024 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka takuar ambasadorët e vendeve të Quint-it (Gjermania, Italia, Franca, ShBA-ja dhe Britania) dhe shefin e BE-së në Kosovë, për të diskutuar mbi çështjen e valutave në vend.

    Në takim, Kurti u ka thënë ambasadorëve se euroja është e vetmja valutë në Kosovë, ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe ka kërkuar që kjo të respektohet.

    “Ndër çështjet kryesore të diskutimit ishte ajo rreth Rregullores së Bankës Qendrore që pritet hyjë në fuqi nga 1 shkurti, me theks të veçantë të neni 35 i saj i cili përcakton se valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme sipas nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti në takim theksoi rëndësinë e respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend nga të gjithë dhe në të njëjtën kohë respektimit të autoriteteve të pavarura, në këtë rast të Bankës Qendrore”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

    BQK-ja njoftoi kah mesi i janarit se është miratuar një rregullore e re më 27 dhjetor, ku thuhej se nga 1 shkurti, euroja do të jetë valuta e vetme në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark