×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Retkoceri: Ne votuam për të liruar dhe kursyer qytetarët nga rritja e padrejtë e tatimit në pronat e tyre

    Insajderi
    07 December 2023 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar sot propozimin për falje të tatimit në pronë në vlerë 75 euro.

    Pas kësaj ka reaguar, asamblisti në Kuvendin e Prishtines, Leutrim Retkoceri, ai tha se grupi i PDK-së ka mbrojtur interesat e qytetarëve.

    “Grupi i PDK-së mbrojti interesin publik të qytetarëve të Prishtinës duke liruar 75€ të vlerës së tatimit për pronat, banesat dhe shtëpitë e qytetarëve të Kryeqytetit. Qytetarëve të Prishtinës propozuesi nuk po ua fal 100 euro, por po ia kthen pjesërisht hakun nga rritja e tatimit në pronë që i ka caktuar partia e majtë në pushtetin nacional. Kurthin e ngritur nga ta nuk do ta lejojmë ta aktivizojnë për të fajësuar të tjerët. Sot, PDK votoi për të hequr barrën e rëndë që ju është vënë qytetarëve. Ne votuam për të liruar dhe kursyer qytetarët nga rritja e padrejtë e tatimit në pronat e tyre”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark