×
  • Lajme
  • Lajme

    Reuten: BE shumë e butë me Serbinë, tepër e ashpër me Kosovën

    Insajderi
    26 October 2023 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kritikuar BE-në, duke thënë se në veçanti në muajin e fundit, ka qenë shumë e butë me Qeverinë e Serbisë dhe tepër e ashpër me Qeverinë e Kosovës.

    Në një intervistë për Radio Kosova, Reuten ka thënë se Serbia është e interesuar të mbajë të bllokuar negociatat me Kosovën, derisa kjo e fundit të zotohet se do të angazhohet në zbatimin e marrëveshjes, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Sipas tij, Serbia tërhiqet sa herë që procesi është afër ndonjë përparimi, teksa ka thënë se nuk mungon angazhimi te Qeveria e Kosovës.

    “Ajo që shihet në praktikë është se Serbia ka një interes të madh për ta bllokuar procesin. Sa herë që jemi afër ndonjë përparimi, Serbia tërhiqet. Ose nuk nënshkruajnë ose nuk angazhohen, ose bëjnë diçka tjetër për të destabilizuar sërish situatën. Dhe kjo është problematike. Dhe kjo është ajo që unë mendoj se Bashkimi Evropian duhet të jetë më i prerë për të thënë, shikoni, ne shohim se çfarë po bëni, ne shohim se, për shembull, me atë që ndodh. Pra, pyetja këtu është: a po negociojnë të dyja palët me mirëbesim? Kjo është pyetja. Mendoj se nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk mungon angazhimi. Kosova është zotuar se do të angazhohet në zbatimin e marrëveshjes, përfshirë edhe asociacionin, por edhe elementet e tjera. Mendoj se Serbia duhet të tregojë se a dëshiron gjithashtu të përmbushë të gjithë elementët në mirëbesim dhe jo vetëm të mbajë procesin të bllokuar dhe të mos shkojë përpara”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark