×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reuters raporton për blerjen e dronëve Bayraktar nga Kosova

    Insajderi
    16 July 2023 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e lajmeve “Reuters”, ka shkruar një artikull për blerjen e dronëve Bayraktar nga Kosova.

    Reuters ka shkruar se “Kosova ka blerë një grumbull dronësh Bayraktar të prodhimit turk”.

    Kështu e ka cituar Reuters, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili kishte njoftuar në Facebook se në arsenalin e ushtrisë ka shtuar dhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kanë blerë si Qeveri nga Turqia.

    Reuters shkruan se dronët u blenë në kohën që sipas kësaj agjencia, Kosova po përballet me trazira në veri, teksa citon postimin e Kurtit, duke shkruar se “shpenzimet e fundit të sigurisë po e bëjnë vendin më të sigurt”.

    “Ai nuk dha numrin apo koston e dronëve, të parët e Kosovës, as nuk tha se për çfarë do të përdoren. Dronët Bayraktar kanë fituar popullaritet global pasi u përdorën nga ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse”, thuhet në këtë artikull.

    Reuters shkruan se “Republika 15-vjeçare po ndërton një ushtri që synon përfundimisht të ketë 5,000 ushtarë të rregullt dhe 3,000 rezervistë. Aleanca ushtarake e NATO-s ka gjithashtu më shumë se 4,500 paqeruajtës në vendin me 1.8 milionë banorë”.

    “Në muajt e kaluar, Kosova është përballur me dhunën e saj më të keqe etnike në veri, ku jetojnë rreth 50,000 serbë etnikë, të cilët mbështeten nga Beogradi”.

    Ndryshe, Kurti ka thanë se së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë përgëzuar oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

    “Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar ai./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark