×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rexhaj tregon për njërin nga kushtet për Asociacionin që s’po e pranon BE

    Insajderi
    09 February 2023 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bashkimi Evropian kishte dy vërejte në gjashtë kushtet e Kryeministrit Albin Kurtit për mundësinë e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, tregoi të mërkurën zv/kryeministri, Besnik Bislimi, shkruan Insajderi.

    Por, se cilat ishin ato dy kundërshti, Bislimi tha se duhet pyetur ndërmjetësin evropian për dialog, pa dhënë hollësi rreth tyre.

    Megjithatë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka lënë të kuptohet se kushti i kundërshtuar nga BE, ka qenë ajo për reciprocitet në të drejta për minoritetin shqiptar në Serbi, përkatësisht shqiptarët në Luginë të Preshevës.

    “LVV përballë Serbisë ka vendosur që çështje e reciprocitetit te jetë në dialog. Pra nëse mund të ketë një Asociacion pa kompetenca ekzekutive dhe publike, e njëjta gjë duhet të jetë edhe për shqiptarët që jetojnë në Luginë”.

    “Nëse 4% e popullatës serbe që jetojnë në Kosovë sot drejton 10 komuna në Kosovë dhe kanë 10 deputetë, ka ligjin e dyfishtë, derisa ka dyfishë më shumë shqiptarë në Luginë dhe ata nuk kanë të drejta në Serbi”, ka deklaruar Rexhaj në RTV Dukagjini.

    Insajderi i ka dërguar pyetje BE’së në lidhje me deklarimin e Bislimit për dy vërejtjet në kushtet për themelimin e Asocacionit, por se deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.

    Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës prej gjashtë kushteve të artikuluara e kishte edhe reciprocitetin për shqiptarët në Luginë.

    “Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane”, kishte thënë Kurti.

    Në anën tjetër, sot ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, do të zhvillojë takim jo zyrtar në rezidencën e tij si vazhdimësi e bisedimeve të 31 janarit në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark