Elvis Rexhbeçaj është bërë me klub të ri.
Futbollisti kosovar është transferuar në Augsburg, duke i dhënë kështu fund eksperiencës në Wolfsburg.
Pas dështimit të Nklas Dorsch, klubi gjerman e ka zgjedhur zëvendësuesin ideal të tij.
Rexhbeçaj ka kontratë me Wolfsburgun edhe një vit, por do t’i bashkohet Augsburgut.
Ky klub do t’i paguajë 1,75 milionë euro për futbollistin dhe kjo shumë mund të rritet me kohë, njofton mediumi gjerman “Bild”.
Futbollisti do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, përcjell “Gazeta Express”.
Interesim për 24 vjeçarin kishin shfaqur edhe klubet italiane, Genoa e Sampdoria, pastaj ato gjermane, Schalke, Werder Bremen e Stuttgart, si dhe Besiktasi në Turqi.
Ai ishte i huazuar tek Bochumi në sezonin e fundit, ndërsa në të kaluarën Wolfsburgu e kishte huazuar edhe në Koln.