Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rexhep Kadriu, ka folur rreth programit të AAK-së.
Kadriu, i cili vjen nga rajoni i Gjilanit dhe në zgjedhjet parlamentare që mbahen me 14 shkurt, mban numrin 23, ka thënë se Anamorava është përcaktuar për Forcën e Kosovës.
Arsyet pse regjioni i Anamoravës është në mbështetje të kandidaturës së Haradinajt për president të vendit, sipas Kadriut është dëshmia e investimeve të tij si kryeministër.
Kujtojmë që Ramush Haradinaj ka qenë dy herë kryeministër i vendit, por që në dy rastet ishte detyruar të jepte dorëheqje si rezultat i thirrjes nga tribunali i Hagës.