Kandidati për deputet i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rexhep Kadriu është shprehur se Kosova ka pasur shumë nevojë të ketë një kryeministër si Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kadriu ka shkruar se duhet t’i dhënë shembull të gjithëve pas tij se si qeveriset vendi, përcjell Gazeta Insajderi.
“Nëse Ramush Haradinaj nuk do të kishte qenë kryeministrër, personalisht nuk do ta kisha përkrah për President, sepse Kosova ka pasur shumë nevojë të ketë një kryeministër si Haradinaj për të krijuar një standard të ri në qeverisje, për t’i dhënë shembull të gjithve pas tij se si qeveriset vendi. Kjo tanimë ka ndodh, ka krijuar mendësi ndryshe në qeverisje, dhe kushdo që vjen pas tij, do ta ketë shumë problem me dalë jashtë kësj vije, përndryshe e dështon Republikën tonë”, ka shkruar Kadriu.
Tutje, Kadriu ka kërkuar që të dielën sa më shumë të dilet në zgjedhje.
“Tani është koha për Haradinajn President, sepse rrethanat janë të tilla që askush përveç tij nuk do të mundet me i dalë zot Kosovës, asnjëri tjetër nuk përfaqëson vlerat si ai. Të dielen sa më shumë e bashkërisht në votime, e sa më shumë votë jo thjeshtë për Ramushin, por për sigurinë e Atdheut tonë, për sovranitetin e shtetit, për përfaqësim dinjitoz”, ka shkruar Kadriu.
Po ashtu ai ka kërkuar të votohet “Numri 135 për Aleancën, për Haradinajn President! Numri 23 për Rexhep Kadriun, për zërin e gjilanasëve në Kuvend!”. /Insajderi.org