×
  • Sport
  • Sport

    Rexhepi pas inkuadrimit të Lirisë në Superligë: Sot u treguam të gjithëve se si mund të fitohet

    Insajderi
    04 June 2023 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liria do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në sezonin e ardhshëm 2023/24.

    Prizrenasit ia dolën të rikthehen në elitë pas katër vjetësh, pasi mposhten sot Ferizajn në ndeshjen e barazhit.

    Ndeshja e zhvilluar  në stadiumin “Zahir Pajaziti” nuk prodhoi fitues as pas 120 minutave, duke u mbyllur baras dhe pa gola.

    Kësisoj, skuadra e Superligës u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive – aty ku më të saktë u treguan të përzgjedhurit futbollistët e Lirisë.

    Liria në penallti fitoi me rezultatin 3:0.

    Trajneri i Lirisë, Xhengiz Rexhepi, pas ndeshjes u shpreh: “Ka sukses, ka sukses mbi sukses. Ne Ligën e Parë është lehtë të shpallesh kampion, por e vështirë të futesh një skuadër nga barazhi në Superligë. Sot u treguam të gjithëve se si mund të fitohet. Edhe brenda lojës kishim mundësi të fitonim. Kemi bllokuar Ferizajn, e kemi ditur se si luajnë. Jam tepër i lumtur. Nuk dua të flasë diçka më tepër. Dua të pushojë dhe ta marrë vetën, do të bëj një analizë më të thellë të gjithë sezonit. Fitoren ua dedikoj tifozëve dhe familjes sime. Ishte një punë e palodhur e të gjithëve. Kemi ushtruar penalltitë, e dija që nuk do t’i humbim. Ferizajt i dëshiroj suksese në të ardhmen”. /Gazeta Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark