×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultatet e fundit të KQZ-së, ndryshojnë përqindjet

    Insajderi
    12 June 2017 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i paraqitur vazhdimisht online rezultatet e numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën dje në Republikën e Kosovës.

    Në këto shifra shihet se koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka shënuar rënie krahasuar me disa orë në herët. Nga 34.59% sa ishte më herët, tash ka rënë në 34.34%.

    Partia e dytë deri më tash është renditur Lëvizja Vetëvendosje. Në grafikën e KQZ-së, kjo parti vazhdimisht po shënon rritje të përqindjes së votave. Më herët Vetëvendosje kishte 26.64%, kurse tash është rritur në 26.86%.

    Në vendin e tretë është renditur deri më tash koalicioni LDK-AKR-Alternativa. Edhe ky koalicion vazhdon të bije por në përqindje më të vogël. Nga 25.80% sa ishte më herët, tash ajo ka 25.76%.

    Kurse rritje vazhdon të shënojë edhe Lista Serbe. Nga 5.67% sa kishte më herët, tash është rritur në 5.86%.

    Deri më tani llogaritet të jenë numëruar rreth 95% e të gjitha votave. KQZ-ja ende nuk ka dalë me rezultate preliminare të zgjedhjeve. Kjo është paralajmëruar se do të ndodh në orët e pasdites së sotme./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark