×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rezultatet e PISA-s, zëdhënësi i VV-së: Gjendja në arsim nuk ndryshohet brenda 2-3 viteve

    Insajderi
    07 December 2023 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas dështimit të Kosovës në PISA, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka tha se gjendja në arsim nuk mund të ndërrohet brenda dy apo tre viteve

    Ai ka thënë se fusha e arsimit është një nga ato ku përmirësimet mund të kenë një impakt afatgjatë, dhe për këtë sipas tij, duhet angazhim i të gjithë faktorëve shoqërorë.

    “Rezultatet e PISA-s dhe jo vetëm tregojnë për gjendjen e cilësisë në arsim, gjendje e cila as për të mire e as për të keq nuk mund të ndërrohet brenda 2-3 viteve.  Nëse ka ndonjë fushë frytet e së cilës, çfarëdo qofshin ato, do t’i vjelim në periudhë më afatgjatë sesa pothuajse secila fushë tjetër, ajo pa dyshim që është fusha e arsimit. Është një fushë ku kërkohet angazhim i të gjithë faktorëve shoqërorë për të ecur përpara”, ka shkruar ai në Facebook.

    Të martën janë publikuar rezultatet e testit të “PISA 2022”, ku Kosova është renditur në pozitën e 76-të për lexim me 342 pikë në total, 77-të për shkencë me 357 pikë dhe vendin e 74-të me 355 pikë për matematikë nga 80 vende të botës si pjesëmarrëse.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark