×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ridvan Berisha për Ahmetxhekajn e Kabashin: Njërin e bëri drejtor Vjosa e Albini, tjetrin Dauti e Ramushi

    Insajderi
    15 September 2022 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ridvan Berisha, ish-kryeredaktori i RTK3 ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Shkumbin Ahmetxhekaj dhe Festim Kabashit duke thënë se ata u bënë drejtor nga Vjosa e Albini e tjetri nga Ramushi.

    Ahmetxhekaj në qershor ishte zgjedhur me 8 vota për, 1 abstenim dhe asnjë kundër nga Bordi i RTK-së për të udhëhehqur me Radiotelevizionin e Kosovës. Ndërsa Festim Kabashi sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Televizionit të Kosovës.

    Ndërsa Berisha ka shkruar se nëse reformat varen nga këta të dy ai nuk do të merret me jetë publike.

    “Te dytë kanë qenë vartës të m’i, me zero performacë pune e sabotazh, njëri duhet përjetë me iu falenderu Vjosa Osmanit e Albin Kurtit e tjetri Daut e Ramush Haradinajt! Me të vërtetë po ndjej pikëllim për RTK nga ky grup pelbejsh axhami, që kanë uri, pangopësi për hakmarrje vetëm e vetëm për duartrokitje fisnore politike”, ka shkruar ai.

    Gazetari Ridvan Berisha ishte suspenduar nga televizioni publik.

    Postimi i plotë:

    Nëse “reformat” në RTK varen nga anonimusët si Shkumbin Ahmetxhekaj e Festim Kabashi, për nder, që prej sot, nuk merrem me jetë publike.

    Te dytë kanë qenë vartës të m’i, me zero performacë pune e sabotazh, njëri duhet përjetë me iu falenderu Vjosa Osmanit e Albin Kurtit e tjetri Daut e Ramush Haradinajt!

    Me të vërtetë po ndjej pikëllim për RTK nga ky grup pelbejsh axhami, që kanë uri, pangopësi për hakmarrje vetëm e vetëm për duartrokitje fisnore politike!

    Katër vjet isha kryeredaktor, di shumëçka, amo bash, bash për asnjëgjo pozitive nuk i kam në memorie këta emra endemik për menaxhim!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark