×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ridvan Muharremi dërgohet në Prokurorinë Speciale

    Insajderi
    18 August 2023 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati, Mahmut Halimi, ka treguar se klientin e tij Ridvan Muharremit Policia e Kosovës e ka dërguar për intervistim në Prokurorinë Speciale.

    Ai ka thënë se vetëm pas intervistomit do të dihet statusi i klientit të tij.

    Urdhër arrest nuk ka, ka urdhër për bastisje. Tash klientin tim e kanë dërguar direkt në Prokurorinë Speciale ku ka me dhanë një deklaratë dhe mandej vendoste se çfarë do të jetë epilogu dhe statusi i tij”, ka thënë ai para medieve.

    Ai ka treguar se bastisja ka të bëj më rezervat shtetërore.

    Ende nuk kemi as dyshime, me siguri se fjala është për lajmet e publikuara rreth importit të sasisë së grurit dhe vajit. Për këtë do të japim sqarime atje. Provat janë, kështu që gjithçka do të sqarohet”, ka thënë Halimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark