×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Riemërimi i Vitisë ministër – deputetja e LDK-së: Hipokrizi

    Insajderi
    26 December 2022 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas ri-emërimit të Arben Vitisë, ministër të Shëndetësisë, shkruan Insajderi.

    Krasniqi i ka kujtuar Vitisë deklaratën e dhënë para 1 viti ku thoshte se “nuk kthehem më”, teksa po jepte dorëheqje nga posti i ministrit.

    “4 Nëntor 2021 – Arben Vitia: Misioni im ka përfunduar në Ministrinë e Shëndetësisë, nuk kthehem më.
    26 Dhjetor 2022 – Arben Vitia emërohet sërish ministër i Shëndetësisë. HIPOKRIZI”, shkroi ajo në Facebook përcjell Insajderi.

    Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot emëroi Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi.

    Vitia që ishte ministër në këtë qeveri, u largua pasi kandidoi për kryetar të Prishtinës. Pas humbjes së zgjedhjeve, ishte raportuar se ai u angazhua drejtor i një kompania laboratorike në vend.

    Prej rreth tre muajsh, Kosova nuk ka pasur ministër të Shëndetësisë, prej largimit të Rifat Latifit nga kjo detyrë.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark