×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rifat Jashari-deputetëve: Të ndahemi një herë e mirë nga Serbia

    Insajderi
    06 March 2023 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës dedikuar 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    I pranishëm në sallën e Kuvendit ishte edhe vëllau i Adem e Hamëz Jashari, Rifati, i cili deputetët i këshilloi të jenë të bashkuar kundrejt Serbisë.

    “K’tu është Kuvendi ku merren vendime, për të ardhmen e venit e për të ardhmen e shtetit, ju kisha preferu që të jeni t’ni gjuhe, t’ni qëndrimi edhe te kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. T’dahum një herë e përgjithmon prej Serbisë, e tani kemi kohë me u marrë me të tjera”, ka deklaruar Jashari./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark