×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rifat Jashari nuk përmend fare Kurtin e Osmanin në fjalimin e tij

    Insajderi
    05 March 2023 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Kazermen “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur një ceremoni me rastin e 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, në natën mes 4 dhe 5 marsit të vitit 1998. Fjalën e morën presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe Rifat Jashari. Por, ajo që ra në sy ishte se ky i fundit nuk përshëndeti si zakonisht Kurtin dhe Osmanin.

    Ai përmendi thjesht “institucione vendore” dhe “të nderuara motra dhe vëllazën të Prishtinës me rrethinë.”

    Ja krejt ata që i nderoi z. Jashari në një fjalim që dukej se nuk e kishte përgatitur.

    “Të nderuara motra dhe vëllazën të Prishtinës me rrethinë. Familje të nderuara të dëshmorëve, veteranëve, invalidëve, familjarë të personave të zhdukur, institucione vendore dhe ndërkombëtare, eprorë dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Polici e Kosovës,” – u shpreh z. Jashari në nderimet që i bëri.

    Nuk dihet nëse këtë mos-përmendje, Jashari e bëri me qëllim apo harroi.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark