×
  • Showbiz
  • Show

    Rihanna publikon foto e zhveshur nga shtatzënia e saj e parë

    Insajderi
    19 May 2023 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ylli i muzikës, Rihanna ka kujtuar shtatzëninë e saj të parë përmes një fotosesioni mahnitës.

    Përpara ardhjes në jetë të fëmijës së saj të dytë, këngëtarja 35-vjeçare shkoi në Instagram për të ndarë fotot ‘topless’ që kishte realizuar kur ishte shtatzënë me RZA , e cila tani është një vjeç.

    Në foto, Rihanna, e cila ka veshur vetëm të brendshme të poshtme bikini, një zinxhir rreth gjoksit teksa pozoi përballë palmave dhe opqeanit.

    Foto: Rihanna/Instagram

    “Këtu është një serial i vogël që unë e quaj “Kapeni gjoksin tuaj” për nder të shtatzënisë sime të parë, duke përqafuar mëmësisë si gangstere dhe magjinë që bëri ky trup!”, ka shkruar ajo krahas shkrepjeve.

    “RZA… ishte atje duke mos e patur idenë se sa e trazuar është nëna e tij, apo sa të fiksuar donte të më bënte mua”, shtoi artistja.

    Rihanna e shpalli fëmijën e saj të dytë në mënyrë spektakolare kur performoi në Super Bowl.

    Foto: Rihanna/Instagram

    Që atëherë, këngëtarja ka performuar në Oscars dhe mori pjesë gjithashtu edhe në eventin më të madh të modës, në Met Gala.

    “Është shumë ndryshe nga e para”, tha Rihanna për ET në maj të shtatzënisë së saj të dytë.

    “Nuk ka dëshira. Tone të përziera. Gjithçka është ndryshe, por unë po e shijoj atë. Ndihem mirë. Ndihem energjik”, u shpreh autorja e hitit “Lift Me Up”.

    Ajo është gjithashtu më e dashuruar me RZA-në se kurrë, duke i thënë ET-it: “Jam e dashuruar. Jam e fiksuar dhe as që ndihem fajtore për këtë”.

    Kujtojmë që Rihanna është prej vitesh në lidhje ma babanë e fëmijëve të saj, reperin ASAP Rocky. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark