Rihanna ka deklaruar sërish se nuk është në një lidhje, pavarësisht thashethemeve të shumta për një “flirt” të mundshëm mes saj dhe reperit Drake.
Këngëtarja e hitit “Work” ka treguar linjat e saj të përsosura për revistën prestigjioze “Vogue” dhe ka thënë se me Draken ka tashmë vetëm lidhje miqësore, ndonëse kohë më parë ishin të dashur.
28-vjeçarja ka folur për turneun dhe angazhimet e saj, në numrin e muajit prill të “Vogue”.
Ajo ka një orar shumë të ngjeshur kohëve të fundit. Sipas saj, të qenit në një lidhje është sfidë, por ka shpresa se do t’ia dalë. /Insajderi.com