Dukagjini do të zhvillojë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit ndaj Rijekas. Kjo ndeshje i takon raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e parë, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, u fitua minimalisht (0:1) nga skuadra kroate.
Bazuar në rezultat, ende gjithçka është e hapur për këtë sfidë – teksa vlen të përmendet se Dukagjini po shkruan historinë e klubit duke garuar për herë të parë në Evropë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 3 gusht, në stadiumin “Stadion HNK Rijeka”, me fillim prej orës 20:15.
UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, të cilët janë nga Irlanda e Veriut.
Jamie Robinson është caktuar si gjqytar kryesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Paul Robinson dhe Ryan Kelsey. Lee Philip Tavinder do të jetë gjyqtari i katërt.