×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Rikthehen në Shqipëri pas 31 vitesh, ultrasit e Feyenordit me kore fantastike për Tiranën

    Insajderi
    06 May 2022 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Fejnordit rikthehet të luajë një ndeshje në Shqipëri pas 31 vitesh, ku do të përballet me skuadrën e Romës në finalen e Ligës së Konferencës që do të zhvillohet në Tiranë.

    Ultrasit e skuadrës Holandeze në përfundim të sfidës gjysmëfinale ndaj Marsejës kënduan në korë për këtë arritje, me thirrjet e tyre që i përqendroheshin Tiranës si vendi ku do të mbahet finalja.

    Në konferencën për shtyp trajneri i skuadrës holandeze, Arne Slot nuk e fsheu gëzimin për këtë arritje, teksa theksoi se askush nuk besonte te skuadra e tij në fillim dhe se finalja me Romën do të jetë një poster i bukur për ndeshjen e Tiranës.

    “Duket e pabesueshme, askush nuk besonte te ne në fillim, por ja dolëm të shkonim në Tiranë. Është një hap i madh për këtë skuadër, shpërblehet puna e grupit. Ndonjëherë të duhet edhe pak fat për t’ia dalë. Fejnord-Roma do të jetë një poster i bukur për finalen.”, u shpreh Slot.

    Arne Slot mori drejtimin e Feyenoord në korrikun e vitit të kaluar dhe pak ditë më pas luajti sfidën e parë sezonale në Conference League përballë Dritës në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

    Ishte 22 korriku i vitit 2021 dhe “Intelektualët” e mbyllnin në barazim pa gola duelin ndaj tulipanëve, ndërsa sfida e kthimit përfundoi 3-2 për vendasit, që gjenin golin e kualifikimit në minutën e 90-të përballë një super Drite, që zhvilloi një ndeshje të madhe në “De Kuip”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark