×
Show / Fashion

Rikthehet moda e viteve të 90-ta – Çantat më të preferuara të momentit janë këto

Insajderi
03 May 2019 - 17:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tashmë nuk është një sekret që moda gjithnjë rikthehet, megjithatë mund të themi që ky vit ka “ringjallur” trendet e vjetra

Në një artikull të pak ditëve më parë ju treguam për sandalet me gisht që po preferohen dhe përdoren shumë këtë vit. Këto sandale janë një prej trendeve më të mëdha që janë rikthyer për të zënë vend në gardërobën e çdo vajze që adhuron modën dhe trendet e fundit.

Një tjetër trend janë çantat me rruzare, të cilat u kthyen në modë që vitin e kaluar, por duket se këtë vit do të kenë periudhën e tyre të artë.

Të shumta janë vajzat e famshme që i kanë pasur pjesë të pandara këto lloj çantash.

Emily Ratajkowski, Gigi dhe Bella Hadid janë vetëm disa prej emrave që e kanë përqafuar këtë trend.

Çantat me rruaza i ka risjellë fillimisht një stil iste bizhuterish, Susan Alexandra, e cila duket se ka shërbyer si frymëzim edhe për shumë stilistë të tjerë, pasi tani po i shohim ngado!

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark